
Kreu demokrat Lulzim Basha vijon t’i mëshojë me forcë deklaratave të tij në lidhje me nismën e e PD-së për vetingun në politikanë. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kreu i selisë blu shprehet se vetingu i politikanëve rrëzon murin e korrupsionit, që vret demokracinë dhe varfëron familjet shqiptare dhe i hap rrugë Shqipërisë drejt BE.
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cenon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”, shkruan basha përkrah të dhënave të korrupsionit nga World Data Justice. (A2 Televizion)