
Dështon për të disatën herë radhazi nisja e gjykimit të grupit të “Habilajve” në Gjykatën për Krimet e Rënda.
Seanca e së mërkurës u shty për shkak të mosnjoftimit për gjyqin të Moisi Habilajt, Nezar Seitit, Fatmir Minajt dhe Meridian Sulës.
Të katër këta të pandehur ndodhen në Itali, ku edhe u dënuan pak ditë më parë për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali në kuadër të grupit kriminal. (A2 Televizion)