Aksident në Fier-Lushnje, humb jetën i riu, dy të plagosur

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 09:53 | Kronikë
Aksident në Fier-Lushnje, humb jetën i riu, dy të plagosur

3 automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në mesnatë në aksin Fier-Lushnje, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe u plagosën 2 persona të tjerë.

Automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi M.Sh. 22 vjeç u përplas me një tjetër automjet Benz dhe më pas të dy u përplasën me një "Jaguar" që drejtohej nga shtetasin G.Q, 33 vjeç.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shoferit" dhe për pasojë humbi jetën 18 vjeçari K.Sh, pasagjer në mjetin që drejtohej nga M.Sh. Të plagosur në aksident kanë mbetur dhe 2 drejtuesit e mjeteve që janë dërguar për të marrë ndihmë në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos