Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Laç, ndërron jetë 26-vjeçarja

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 14:04 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Laç,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, ku një 26-vjeçare ka ndërruar jetë.

Polici ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë një pike karburanti, ku një mjet tip “Smart” me  drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë, ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.

Si pasojë ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit, e cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos