
Prej një dekade, tetori i dedikohet librit dhe leximit. Këtë vit, nën sloganin libri afron botën, autorët do të takojnë lexuesin në takimet letrare.
Ka nisur si një ceremoni e mbajtur në derën ikonike të Bibliotekës Kombëtare, "Tetori i librit dhe i leximit" që premton nga sot shumë takime letrare me ata që shkruajnë, publikojnë, përkthejnë dhe lexojnë.
Dita e parë nisi me prezantimin e letërsisë gjermane duke qenë se kjo javë i dedikohet kulturës gjermane, si dhe në mbrëmje me autorin grek Janis Kalpuzos. (A2 Televizion)