
Video skandaloze në zyrën e kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici, që u publikua në fundjavë, solli dorëheqjen dhe shkarkimin e këtij të fundit. Ndaj, banorët e Kukësit duhet të votojnë sërish.
Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se shoqëria jonë e ka humbur sfidën me referencat morale, teksa foli për videon skandaloze intime në bashkinë e Kukësit.
Ai theksoi se përfaqësuesit që zgjidhen në nivelet e larta të përfaqësimit duhet të kalojnë përmes sitave të verifikimit moral.
“Kjo është një e vërtetë që buron nga e vërteta dhe vrasja e ndërgjegjes publike për respektimin e atuve morale në shoqëri. Përfaqësuesit që zgjidhen në nivelet e larta të përfaqësimit dhe sidomos ata që kanë të bëjnë me qeverisjen duhet të kalojnë përmes sitave të verifikimit moral, të shëndetit moral që ata posedojnë.
Edhe në vendet e tjera ka probleme të tilla, por në Shqipëri gjatë periudhës së tejzgjatur të tranzicionit këto shtylla u shembën në mënyrën më të rëndë të mundshme. (A2 Televizion)