
Një dyqan celularësh pranë zonës së “Selvisë” në kryeqytet është vjedhur mëngjesin e ditës së martë.
A2CNN mëson se autorët kanë arritur të shkatërrojnë qepenin e më pas të futen në dyqan duke marrë sende me vlera.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15 minuta, ndërsa vlera e mallit të marrë nga grabitësit është e paqartë. (A2 Televizion)