Goditen 4 banda droge në Itali, 27 të arrestuar, mes tyre 21 shqiptarë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 12:14 | Kronikë
Goditen 4 banda droge në Itali, 27 të arrestuar, mes tyre 21

27 persona kanë përfunduar në pranga pas një operacioni anti-kanabis të shtrirë në Shqipëri dhe në Itali.

Në një konferencë për shtyp drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u shpreh se në bashkëpunim me palën italiane janë goditur 4 grupe kriminale, duke lëshuar 27 urdhër arreste, nga të cilët 21 janë shtetas shqiptarë.

Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 3.3 ton kanabis. Hetimet për këtë operacion të koduar “Lulet e Pranverës”, kanë zgjatur dy vite.

“Nuk janë vetëm shqiptarët të përfshirë në këtë trafik, por ata kanë bashkëpunuar edhe me shtetas italian dhe prandaj ne jemi në një konferencë të përbashkët me palën italiane, pasi edhe bashkëpunuam me ta. Tashmë organizatat kriminale nuk kanë as shtetësi dhe as kombësi, por kanë një ndërthurje. Vetëm në 2018, sasi e kanabisit e kapur në ujërat italiane është 81 herë më e ulët se vitet e mëparshme”, tha Veliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos