Viktimat nga koronavirusi në Britani i kalojnë 12 mijë

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 17:53 | Bota
Viktimat nga koronavirusi në Britani i kalojnë 12 mijë

Është rritur me 778 numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në Britaninë e Madhe duke e çuar bilancin total të humbjeve të jetës në 12 107.

Departamenti i Shëndetësisë bën me dije se deri në këto momente janë testuar mbi 300 mijë persona, 88 873 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Britania e Madhe renditet në vendin e pestë në botë për humbjet më të mëdha të jetëve njerëzor për shkak të virusit vdekjeprurës pas SHBA-së, Italisë, Spanjës dhe Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos