“Vitin e fundit mendojnë për të gjetur punë”, SPAK kërkon mandat të pakufizuar për prokurorët

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 10:36 | Aktualitet
“Vitin e fundit mendojnë për të gjetur punë”,

Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkon ndryshimin e ligjit që kufizon mandatin e prokurorëve pjesë të saj. Në një kërkesë drejtuar komisionit të ligjeve në Kuvend, SPAK pretendon se kufizimi i mandatit të prokurorëve nuk i shërben luftës kundër korrupsionit.

SPAK thotë se kufizimi i mandatit të prokurorëve në 9 vite, nuk aplikohet për gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe është i gabuar të aplikohet edhe për prokurorët për disa arsye, si investimi për trajnimin e prokurorëve, kohën e gjatë që harxhohet për emërimin e tyre nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por edhe për faktin se, sipas SPAK, në funksionet me mandat të kufizuar, është konstatuar se në vitin e fundit të mandatit, funksionari mendon për të gjetur një zgjidhje të favorshme punësimi pas mbarimit të mandatit dhe jo të kryejë detyrën që i është ngarkuar.

Momentalisht, SPAK ka të emëruar 9 prokurorë, nga 15 që duhet të ketë sipas ligjit. Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit, ka në përbërje vetëm 28 hetues nga 60 që duhet të ketë sipas ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos