Juventusi kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë duke fituar lehtësisht me rezultatin 4-0 kundër SPAL, ekipit të vetëm të kategorisë së dytë që ende i kishte mbijetuar përballjes me të mëdhatë.
Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 2-0, si pasojë e penalltisë në minutën e 16-të, të marrë nga Rabiot, që fillimisht merr kartonin e verdhë për simulim, dhe më pas i rikthehet “nderi” nga VAR.

Në minutën 33, është i riu Frabotta që me një gjuajtje paksa të devijuar shtang portierin kuqezi, protagonist gjithsesi i një ndeshje të mirë personale ndaj kampionëve të Italisë, tjetër provë që ndoshta do të meritonte një ekip të një niveli më të lartë.
Në pjesën e dytë, Juve legjitimon me golin e realizuar nga talenti Dejan Kulusevski në minutën e 78-të, ndërkohë që në sekondat e fundit shënon Chiesa. Juventusi pret në gjysmëfinale rivalët e përjetshëm të Interit. (A2 Televizion)