Broja bën detyrën e tij, 7 gola në 15 ndeshje, por ekipi pëson disfatë

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 22:27 | Futboll
Broja bën detyrën e tij, 7 gola në 15 ndeshje, por ekipi

Armando Broja shënon golin e shtatë, në 15 ndeshje të kampionatit holandez, por nuk arrin të shpëtojë Viteshen nga disfata 4-1 me modestët e VVV-Venlo.

Sulmuesi kuqezi ka një mesatare të lartë realizative, po të marrësh parasysh që disa prej 15 ndeshjeve përfaqësojnë vetëm disa minuta në fushë.

Sulmuesi 19-vjeçar në pronësi të gjigantëve të Chelsea dhe në huazim në ekipin e Eredivizie, ka pasur dëmtime fizike dhe më pas pozitivitetin ndaj COVID-19, që e kanë ndaluar në performancën e tij.

Gjithsesi, Viteshe mbetet në vend të tretë në renditje, vetëm 3 pikë nga Ajaksi kryesues, dhe shanset për një rikthim të fuqishëm të tyre dhe sulmuesit shqiptar të lindur në afërsi të Londrës, nuk janë të pakta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos