Shqiptarët duelojnë me gola në sfidën Atalanta-Lazio

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 18:32 | Futboll
Shqiptarët duelojnë me gola në sfidën Atalanta-Lazio

Berat Gjimshiti dhe Vedat Muriqi janë përballë njëri-tjetrit sot, në ndeshjen Atalanta-Lazio, të vlefshme për Kupën e Italisë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kanë shënuar secili nga një gol, në sfidën, pjesa e parë e së cilës u mbyll me rezultatin 2-2.

Gjimshiti hapi serinë e golave për Atalantën, ndërsa Muriqi barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, me një goditje të bukur me kokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos