Vlorë, arrestohet 49-vjeçari i dënuar për prodhim lëndësh narkotike, ishte në kërkim

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 14:26 | Kronikë
Vlorë, arrestohet 49-vjeçari i dënuar për prodhim

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një person të dënuar për kultivim lëndësh narkotike, i cili ishte në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Inton Veshaj, 49-vjeçar nga fshati Ramicë të Vlorës.

Veshaj ishte dënuar me 4 vjet dhe 4 muaj nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një kontrolli në 2017 në shtëpinë e tij, ku u gjet një sasi cannabis sativa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos