Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, të cilët dy ditë më parë akuzohen se i vodhën mbi 200 milionë lekë një biznesmeni pranë një qendre tregtare.
Pas një pune të mirëorganizuar, policia, në kuadër të operacionit "Kombinacioni" identifikoi dhe arrestoi shtetasit D. H., 27 vjeç dhe G. K. 44 vjeç, të dy të dënuar më parë, të cilët vodhën 200 milionë lekë dhe 50 mijë franga në automjetin e shtetasit F.B. pranë Komunës së Parisit.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.
Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga. (A2 Televizion)