Vokshi: 34 105 votues deri në orën 15:00

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 16:38 | Politikë
Vokshi: 34 105 votues deri në orën 15:00

Albana Vokshi, kryetarja e komisionit të referendumit që po realizohet në degët e Partisë Demokratike, bëri bilancin e votave deri në orën 15:00.

“Sipas raportimeve nga komisionerët në qendrat e votimit, deri në orën 15:00, votimi ka qenë i qetë, përveç një rasti të raportuar për pengesë në Cakran. Nëse ka radhë, qendrat do të qëndrojnë hapur derisa të votojë demokrati i fundit”, tha Vokshi.

Sipas saj, “deri në orën 15:00, kanë votuar 34 105 persona”.

Vokshi theksoi se rezultati përfundimtar mund të dalë pas orës 17:30 “sepse duam t’ia japim të gjithëve të drejtën e votës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos