Vrasja e Mehmet Qemës në kryeqytet, del nga qelia Marius Dema

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 16:33 | Kronikë
Vrasja e Mehmet Qemës në kryeqytet, del nga qelia Marius Dema

Gjykata e Apelit Tiranë liron nga qelia Marius Demën, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema mbrëmjen e 10 majit në Tiranë. Apeli ndryshoi masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie".

Ngjarja për të cilën akuzohet Dema ndodhi në rrugën "5 maji" në kryeqytet. Pas vendimit të Apelit ai do të hetohet në masën e izolimit në shtëpi për akuzën e "vrasjes në dashje" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Mesnatën e 10 majit, një lojë me armën e mbushur përfundoi tragjikisht. 28-vjeçari Marius Dema qëlloi nga pakujdesia shokun e tij, Mehmet Qema, ndërsa plaga e marrë në gjoks i shkaktoi vdekjen 27-vjeçarit. Filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë pak momente para se Dema të qëllojë, edhe pse shoku i tij i kërkon të largojë armën. Pasi u dorëzua, 28-vjeçari, Marius Dema, tha se nuk e kishte ditur se arma ishte e mbushur.

https://a2news.com/2021/05/11/vrasja-e-mehmet-qemes-ne-kryeqytet-dorezohet-autori-i-dyshuar/

Mehmet Qema ishte një person që në rrethin e tij të ngushtë të miqve kishte edhe personazhe publike. Nga fotot në rrjete, ai shihet nën shoqërinë e disa prej këngëtarëve, ndërsa ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha klipet e reperit Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/11/pak-momente-para-vrasjes-marius-dema-luan-me-pistolete-27-vjecari-i-kerkon-ta-largoje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos