Vritet gazetarja 29-vjeçare në Irlandën e Veriut

Nga A2 CNN
19 Prill 2019, 08:55 | Bota

Një gazetare 29-vjeçare është vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Irlandën e Veriut.

Gazetarja Lyra McKee u qëllua për vdekje nga një person që hapi zjarr, ndërsa 29-vjeçarja ishte duke mbuluar trazirat që kishin shpërthyer në Londonderry, ndërsa ngjarja është vlerësuar si një “incident terrorist”.

Policia e ka quajtur gazetaren “një kalimtare krejtësisht të pafajshme”, ndërsa dyshon se pas sulmit qëndron Armata e re Republikane Irlandeze (IRA). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos