Vuçiç takon Mitsotakis, i kërkon që Greqia të mos e njohë Kosovën

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 11:49 | Ballkani
Vuçiç takon Mitsotakis, i kërkon që Greqia të mos e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar në Nju Jork me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç kërkoi nga kryeministri i ri grek që vendi i tij të mos ndryshojë qëndrim për mosnjohjen e Kosovës, pasi kjo gjë është shumë e rëndësishme për Serbinë. Vuçiç dhe Mitsotakis biseduan gjithashtu dhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe problemet që kanë nisur pas vendosjes së taksës për produktet serbe nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Mitsotaqis vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tha se Greqia e mbështet dialogun por mendon se veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në të. Gjithashtu kryeministri grek e siguroi presidentin Vuçiç se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Kosovës.

Greqia, Spanja, Sllovakia, Qipro dhe Rumania janë pesë vende të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos