Vurmo: Kemi institucione dhe rregulla të bukura, në duar të disa ujqërve. Qeverisja në parti tregon qasjen për menaxhimin e shtetit

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 22:17 | Politikë
Vurmo: Kemi institucione dhe rregulla të bukura, në duar të disa

“Duhet një fokus te modeli, dhe kjo është e rëndësishme për çdo parti”. Është i bindur për këtë Gjergji Vurmo, i ftuar në Absolut 4 për të komentuar tensione të brendshme të Partisë Demokratike, që po i afrohet votës për të zgjedhur kryetarin e saj.

 “I njëjti gabim që kemi bërë në 30 vjet është që kemi ndërtuar institucione dhe rregulla loje të bukura, të marra një here në Britaninë e Madhe, njëherë diku tjetër, dhe këto ia kemi vënë në duar disa kalamajve, ose ne rastin më të keq, disa ujqërve” .

Sipas analistit, “Nishani ka të drejtë kur thotë se modeli  i qeverisjes së brendshme të partive do të jetë shembulli sesi këto parti do të menaxhojnë shtetin,  institucionet, proceset vendimmarrëse. Duhet menaxhuar opozita, që është alternativa qeverisëse por edhe ajo që korrigjon qeverisjen aktuale”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/18/reflektim-dhe-analize-e-thelle-bujar-nishani-pd-duhet-te-jete-modeli-i-qeverisjes-se-neserme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos