
Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, u bëri thirrje shqiptarëve që të dielën të votojnë atë që mendojnë se i përfaqëson, jo atë që i blen votën.
“Ditën e dielë kemi votimet. Unë do të shkoj të votoj dhe po ashtu të ftoj edhe ty që të shkosh të votosh. Por, voto atë që ti mendon se të përfaqëson, jo atë që të blen votën apo atë që të kërcënon. Demokracia është shumë e rëndësishme për ne”, ishte thirrja e Dom Gjergj Metës. (A2 Televizion)