“Struktura për mbrojtjen e votës e dëmton PD”, Gjonaj: Shtrohet rruga që palët të kontestojnë rezultatin

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 22:36 | Politikë
“Struktura për mbrojtjen e votës e dëmton PD”,

Ngritja e strukturave paralele për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike është e papranueshme për një vend që aspiron në BE dhe e dëmton PD-në. Kështu u shpreh analistja Edlira Gjonaj në studion e “Absolut 4”.

“Kjo e dëmton shumë Partinë Demokratike, është e papranueshme. Përfaqësues të PD kanë thënë shpesh edhe në këtë studio kanë artikuluar për herë të parë fjalën strukturë për mbrojtjen e votës që do të thotë se ti nuk ke besim tek institucionet, KQZ dhe Policia që mbrojnë votën. Duket sikur vjen një pushtues që do na marrë votën. Është një situatë krejt ndryshe nga ajo që bën fushatën dhe kjo e dëmton PD, e dëmton komplet e gjithë ekzistenca, nëse nuk ka besim te vota dhe nuk kishte besim edhe në 2017 mori hapin tjetër. Unë jam e konfuzuar dhe nuk jam e vetmja”.

Sipas Gjonajt e gjithë kjo situatë po i parashtron rrugën palëve për të kontestuar rezultatin e  zgjedhjeve.

“Imazhi nuk është i mirë për Shqipërinë, vështirëson rrugën për në BE. E gjithë kjo situatë që stiset në këtë lloj forme i parashtron rrugën palëve që të kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve, po mundohen të shpikin mekanizmat për ta kontestuar rezultatin. Unë mendoj që palët do ta kontestojnë rezultatin, që të trija partitë e mëdha, përfshirë PS që është në pushtet”.

Sa i takon ngjarjes së ndodhur dje në Elbasan, Gjonaj tha se ishte e paralajmëruar. Sipas saj Rama ka çuar kriminelët në Parlamet, duke sjellë mungesën e besimit te politika.

“Nuk kam besim as te Rama e as te Basha Ngjarja është e përsëritur dhe me të njëjtën frymë ambasadorja ka folur edhe në 14 mars. Ajo ka shkuar 2 herë në Elbasan vetëm në fushatën zgjedhore. Elbasani del si “hot spot” i krimit dhe dalja me 3 furgonë me struktura paralele për mbrojtjen e votës është e papranueshme për një vend që aspiron për në BE. Nëse është e lehtë që t’i themi fajin Bashës apo Metës, kjo nuk e lan kryeministrin Rama, po është ai që i ka çuar në parlament këta njerëz dhe për shkak të PS ndodhi ky procesi stërgjatur dekriminalizimi dhe kjo ka sjellë mungesë besimi te politika mes palëve. Nuk e kuptojmë ku fillon krimi e ku mbaron politika dhe e kundërta”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos