Yuri Kim apel shqiptarëve: Pajisuni urgjent me karta identiteti dhe pasaporta, që të votoni

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 13:13 | Politikë
Yuri Kim apel shqiptarëve: Pajisuni urgjent me karta identiteti dhe

Ambasadorja amerikane u bën apel qytetarëve shqiptarë që të pajisen me karta identiteti në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim thekson se lëshimi i letërnjoftimeve të reja është pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore.

“Është shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Merrni letërnjoftim të ri tani,  në mënyrë që të mund të votoni, më 25 prill”, shkruan Kim. (A2 Televizion)

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1346790448740884481

A2 CNN Livestream

Latest Videos