Yuri Kim takon Ramën para vizitës në SHBA: Lufta kundër korrupsionit, prioritet. Barra më e madhe bie mbi qeverinë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 12:20 | Politikë
Yuri Kim takon Ramën para vizitës në SHBA: Lufta kundër

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, u takua sot me kryeministrin Rama, përpara vizitës së tij në Uashington DC.

Sipas një njoftimi të ambasadës, ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s, ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-ja është krenare që do të punojë me Shqipërinë si "bashkë-penëmbajtëse" për Këshillin në çështjet e Ukrainës.

Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

https://a2news.com/2022/02/05/shba-dhe-shqiperia-bashkautore-te-nismave-per-ukrainen-ne-keshillin-e-sigurise-se-okb/

Vizitën në SHBA, Kryeministri e konfirmoi, disa ditë më parë, në një konferencë për mediat. Rama tha se do të komunikonte atje me nivelet më të larta politike, edhe për zhvillimet në Ukrainë, ku Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë bashkautorësinë për çështje dhe nisma që kanë lidhje me sigurinë e me paqen, veçanërisht për Ukrainën. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha më 5 shkurt se delegacioni shqiptar do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, por edhe drejtues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet kryesisht për konfliktin në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos