Zaev në Athinë, merr mbështetjen e Mitsotaqis për çështjen e integrimit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 22:24 | Ballkani
Zaev në Athinë, merr mbështetjen e Mitsotaqis për

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev udhëtuar drejt Greqisë ku është takuar me homologun vendas, Kyriakos Mitsotakis.

Në takimin e zhvilluar në Athinë, kryeministrat Zaev dhe Mitsotakis biseduan për zbatimin e Marrëveshjen e Prespës, e cila kundërshtohej më parë nga Mitsotakis në kohën ishte në opozitë.

Kreu i qeverisë maqedonase zbulon se me homologun grek përveç çështjes së emrit, ka diskutuar dhe për rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

“Theksuam se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet sipas dinamikës së paraparë dhe për këtë po punojnë të dyja palët. Mua më vjen shumë mirë që kryeministri grek do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht të marrë datën për nisjen e bisedimeve”, deklaroi Zaev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos