Zani Caushi tërhiqet nga kërkesa për lirim nga burgu

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 10:17 | Kronikë
Zani Caushi tërhiqet nga kërkesa për lirim nga burgu

Ish-drejtuesi i bandës së Çoles në Vlorë të vitit 1997, Zani Caushi, është tërhequr në momentin e fundit nga kërkesa e tij për lirim me kusht.

Gjatë seancës së zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Korçës, Caushi është tërhequr nga kërkesa për lirim. Ende nuk dihen arsyet e kësaj tërheqje në minutën e fundit, në një kohë kur në këtë kërkesë Çaushi pretendon lirim të parakohshëm për shkak se është rehabilituar për shkak se ka vuajtur 25 vite nga dënimi me burg, kohë gjatë së cilës ka shfaqur sjellje të mirë.

Ai ka pretenduar në kërkesë se do të punësohet, pas lirimit, për rritjen e dy fëmijëve të tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/14/zani-caushi-nisi-te-shtroje-rrugen-drejt-lirise-nje-vit-me-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos