Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ hap tenderin për identifikimin biometrik. Fituesi del në janar

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 14:15 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ hap tenderin për identifikimin biometrik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur tenderin për blerjen e pajisjeve elektronike për zgjedhjet e 25 prillit. Vetë KQZ ka përcaktuar se kjo procedurë do të bëhet pa shpallje dhe me negocim, me gjashtë kompani të cilat iu përgjigjën thirrjes së mëparshme të KQZ-së për të paraqitur ofertat e tyre.

Kjo formë e zgjedhur ndihmon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të mos humbasë kohë, kur kanë mbetur 4 muaj nga zgjedhjet, por nga ana tjetër nuk garanton transparencë të plotë mbi një tender që në total kap vlerën e rreth 27,5 milionë eurove.

Nga gjashtë kompani, vetëm njëra është shqiptare dhe synojnë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të implementojnë identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjithë vendin si edhe dy projektet-pilot, votimin dhe numërimin elektronik.

Për identifikimin biometrik, KQZ ka parashikuar se nevojiten rreth 2,1 miliardë lekë ose rreth 17,2 milionë euro. Aktualisht, qeveria i ka alokuar vetëm 20% të vlerës, ndërsa pjesa tjetër do të kalojë në fillim të vitit të ri.

Ndërsa, për dy sistemet pilot nevojiten rreth 10,3 milionë euro në mënyrë që në 1100 qendra votimi për herë të parë të bëhet votimi elektronik e më pas numërimi elektronik i tyre. KQZ i ka lënë afat kompanive që të paraqesin zyrtarisht ofertat deri në datën 5 janar e më pas, në mesin e muajit të parë të vitit të ri, të shpallet edhe fituesi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/23/zgjedhjet-e-25-prillit-kuvendi-mbyll-punimet-debate-per-favoret-elektorale/
https://a2news.com/2020/12/18/teknologjia-ne-zgjedhje-pelingu-identifikimi-biometrik-i-realizueshem-ska-plan-b/

A2 CNN Livestream

Latest Videos