
Partitë nacionaliste dhe anti-emigracion planifikojnë të bashkojnë forcat për zgjedhjet parlamentare europiane të muajit të ardhshëm, në një përpjekje të qartë për të krijuar një bllok të ri që mund të lëkundë Bashkimin Europian.
Nisma është njoftuar në një event të organizuar nga zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini. Zhvillimi i fundit tregon vetëbesim mes partive të ekstremit të djathtë dhe partive në pushtet, të cilat për herë të parë që prej krijimit të BE-së 60vite më parë mund të sigurojnë mjaftueshëm vende në parlament për të pasur ndikim në mënyrën e drejtimit të kontinentit.
“Ne jemi gati të ndërtojmë një të ardhme dhe falenderoj miqtë tanë, me të cilët nisëm një udhëtim për të shpëtuar Europën. Burokratët, njerëzit e mirë dhe bankierët që kanë qeverisur Europën për shumë kohë po varrosin ëndrrën Europiane”, tha Matteo Salvini, kryetar i Lega Nord.
“Ne dëshirojmë të reformojmë Bashkimin Europian dhe Parlamentin pa i shkatërruar. Ne duam që të sjellim ndryshime radikale, në mënyrë që BE të fuqizojë shtetet anëtare”, tha Joerg Meuthen, zyrtar i alternatives për Gjermaninë.
Blloku i partive nacionaliste do të quhet Aleanca Europiane për Qytetarët dhe Kombet dhe fillimisht do të përfshijë të paktën 10 parti.
Aktualisht nuk është e qartë në se në këtë koalicion do të përfshihen dhe forcat politike nacionaliste që qeverisin Poloninë dhe Hungarinë. Politika kryesore e kësaj aleance është fuqizimi i shteteve të BE-së dhe ndalimi i emigracionit. (A2 Televizion)