Zhvillohet seanca e parë ndaj Agim Kajmakut, ish-kryebashkiaku i Vorës vijon të jetë në arrati

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 11:49 | Kronikë
Zhvillohet seanca e parë ndaj Agim Kajmakut, ish-kryebashkiaku i Vorës

Gjykata e Tiranës zhvilloi seancën e parë ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Ish-zyrtari u përfaqësua nga avokati pasi vijon të jetë në arrati.

Gjykata u njoh me kërkesën për gjykim dhe pretendimet e avokatëve. Në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 10:00 do të thirren për të dëshmuar Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj. Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos