
Një vatër zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një konvikt të Qytetit Studenti.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në një dhomë të pabanuar dhe për pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)