
Një dyqan është përfshirë nga zjarri këtë të diel në zonën e njohur si "Tregu i rrobave të përdorura", në Fier.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. (A2 Televizion)