
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibus pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibusit, të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesja e automjetit "Volkswagen", shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., të cilët janë transportuar në spital.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)