Zjarri shkrumbon banesën në Tiranë, shpëtojnë tre persona

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 15:18 | Kronikë

Dy banesa u përfshinë nga flakët pak minuta më parë në Tiranë. Zjarri ra në rrugën Qemal Stafa, në afërsi të “Shkollës së Kuqe”.

Zjarri pranë "Shkollës së Kuqe"

Banesa ku ra zjarri u shkrumbua tërësisht dhe një pjesë u shemb për shkak të flakëve.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa efektivët e rendit nxorën nga banesa tre vëllezër, njëri prej tyre i sëmure.

Zjarrëfiksit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje

Policia thotë se shkak i zjarrit u bë një shkëndije elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos