100 ditët e para të Albin Kurtit, kryeministri bën bilancin

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 20:25 | Kosova
100 ditët e para të Albin Kurtit, kryeministri bën bilancin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cilësoi si të suksesshme 100 ditët e para në detyrë.

Ndërsa bëri bilancin në mbledhjen e qeverisë, shefi i ekzekutivit tha se kanë përmbushur premtimin bazë për vënien në kontroll të pandemisë dhe sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Buxheti i rishikuar gjatë javës së kaluar do të mundësojë ringjalljen ekonomike, sipas kryeministrit, i cili paraqiti gjithashtu detajet e paketës së re të rimëkëmbjes.

Duke përmendur vendimet në fushën e sundimit të ligjit, Kurti tha se nuk do të bëjnë asnjë kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, ai shtoi se ky është vetëm fillimi dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos