Norvegjia heq vaksinat AstraZeneca, do t’ia dhurojë Kosovës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 10:03 | Kosova
Norvegjia heq vaksinat AstraZeneca, do t’ia dhurojë Kosovës

Qeveria norvegjeze ka vendosur të bëjë një donacion vaksinash kundër koronavirusit për Kosovën.

Në vendimin e fundit të qeverisë shkruhet se shteti norvegjez do të dhurojë plot 182 mijë vaksina të prodhuara nga kompania AstraZeneca-n  për Kosovën, vend që ka marrë shumë pak doza deri në këto momente.

Mësohet se më 12 maj, Instituti Norvegjez për Shëndetin Publik vendosi të heqë nga programi i vaksinimit në Norvegji.

Qeveria së shpejti do të përfundojë një marrëveshje me Kosovën në mënyrë që Norvegjia të marrë përsipër zbatimin praktik të transporteve në Kosovë në bashkëpunim me BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos