
Takimi i sotëm i tre liderëve Rama-Vuçiç-Zaev ka diçka të fshehtë që nuk thuhet për publikun se do te merrej goditje për Shqipërinë e politikën e saj. Këtë qëndrim politologu Gurakuq Kuqi e bazon në refuzimin e pjesëmarrjes nga Mali i zi. Sips tij kjo politikë po i shkakton shumë dëme Kosovës.
“Mali i zi po refuzon të marrë pjesë në këto takime dhe nga ky prizëm ne shohim që takimi ka diçka të fshehtë brenda që nuk thuhet për publikun se do te merrej goditje për Shqipërinë e politikën e saj. Është e çuditshme që qeveria e Shqipërisë bën politika me Serbinë. Serbia ngul këmbë që të zbatohet një iniciativë e tillë. Kjo politikë po i shkakton dëme të mëdha Kosovës, duke shtyrë përpara politikën serbe që Kosova të mos ekzistojë si shtet, duan ta ndajnë Kosovën”.
Kuqi tha se takimi i sotëm i tre liderëve nuk ka pasur ndonjë jehonë në mediat kosovare, por ai përmendi deklaratën e fundit të Vuçiç në mediat serbe pas këtij takimi.
“Vuçiç nuk përmendi takimin me Ramën dhe Zaev, por tha; jemi për kompromis me Kosovën dhe të tha që Kosova duhet të harrojë ulësen në OKB”. (A2 Televizion)