14 viktima nga koronavirusi në Kosovë, mbi 2500 raste të reja

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 15:16 | Kosova
14 viktima nga koronavirusi në Kosovë, mbi 2500 raste të reja

Kosova raportoi 14 viktima nga koronavirusi dhe 2,541 raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 604 pacientë me koronavirus, janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive në Kosovë është 23,845.

Deri më 25 gusht, 250,626 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit ndërsa në total janë dhënë mbi 747,000 vaksina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos