Vdekja e 18-vjeçares në Kosovë, Xharra: Mentaliteti shumë problematik, vrasjet e grave janë maja e ajsbergut

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 14:22 | Kosova
Vdekja e 18-vjeçares në Kosovë, Xharra: Mentaliteti shumë

Gazetarja dhe analistja Jeta Xharra ka komentuar në A2 reagimet dhe protestat që solli vdekja e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj.

Xharra shprehet se mentaliteti në Kosovë mbetet problematik ndërsa ende nuk janë parë masa konkrete nga Ministria e Drejtësisë.

“Ta theksoj, mua më erdhi mirë me e pa Ministren e Drejtësisë në protestë në Ferizaj. Por shpresova që kjo do të pasohej me veprime shumë konkrete pas pune. Kjo nuk po ndodh ende.

Mentaliteti është shumë problematik. Kultura e përgjithshme e patriarkalizmit e cila po mbizotëron dhe vrasjet e grave apo femicidi, janë maja e ajsbergut në krahasim me një grumbulli diskriminimesh që po iu ndodhin grave në Kosovë.

Shumica e grave nuk rrezikojnë të futen në tregun e punës për shkak të ngacmimeve seksuale në punë, sepse nuk ndihen të sigurta. Po fillojmë prej jetës në rrugë, në punë. Ngucen prej kolegëve, ngucen prej palëve në punë dhe nuk iu sigurohet siguri dhe po përfundojmë me një 50% të popullatës që mund të jenë në treg të punës dhe besomëni kemi nevojë për punëtorë.

 Po gratë me familjet e tyre po vendosin me qenë të papuna sesa me dal dhe me punu në vende të pasigurta. Krejt kjo sepse gruaja vet nuk po bën me punu në një ambjent ku burrat në masë të madhe e konsiderojnë totalisht të tolerueshme ngucjen, ngacmimin dhe vështirësinë e jetës së saj, për shkak të dukjes së saj.”, shprehet Xharra në A2.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos