Refugjatët nga Afganistani, Kosova pritet të strehojë rreth 2 mijë shtetas

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 12:35 | Kosova
Refugjatët nga Afganistani, Kosova pritet të strehojë rreth 2

Kosova pritet të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë. Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri pohoi se për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë.

Sveçla sqaroi gjithashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe se Kosova mund t’u ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme për rreth 1 vit.

Sakaq, mediat e Maqedonisë së Veriut bënë të ditur një ditë më pare se në këtë vend pritet të mbërrijnë rreth 780 shtetas afganë. Siç thuhet, lista e re i është paraqitur qeverisë nga disa organizata ndërkombëtare dhe mund të pësojë ndryshime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos