Tërbohet tenistja bjelloruse, i hedh raketën trajnerit të saj

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 21:11 | Futboll
Tërbohet tenistja bjelloruse, i hedh raketën trajnerit të saj

Aryna Sabalenka kaloi në finalen e madhe të US Open, por ndeshja gjysmëfinale kundër amerikanes Madison Keys nuk ishte aspak e qetë për tenisten bjelloruse.

Pasi humbi setin e parë 6-0, Sabalenka u tërbua dhe i hodhi raketën trajnerit të saj, që ishte në shkallët e stadiumit.

Raketa nuk arriti dot deri te trajneri, duke shkaktuar komentet ironike të komentatorit të ESPN: “As këtë herë nuk u tregua e saktë”.

Pavarësisht vështirësisë së fillimit, Sabalenka e përmbysi rezultatin, duke fituar dy setet e tjerë me shifrat 7-6 dhe 7-6. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos