Basha merr postin e rëndësishëm në Këshillin e Europës në përballjen kundër Rusisë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 16:43 | Politikë
Basha merr postin e rëndësishëm në Këshillin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një detyrë të rëndësishme, përtej kufirit. Mësohet se ai është emëruar si  raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Lajmi konfirmohet për A2 CNN nga gazetari Anesti Barjamemaj.

Vendimi është marrë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilët kanë votuar unanimisht pro Bashës.

Më herët, kryedemokrati paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos