All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shehi: Nëse nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak shanse para një kundërshtari si PS dhe Rama

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 19:49 | Politikë
Shehi: Nëse nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak
All - Paragraf - 1

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani ka folur mbi nismën e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbledhur firmat e 31 deputetëve për referendum.

Sipas Shehit kjo është një nismë e domosdoshme, si e vetmja rrugë për të mposhtur një kundërshtar si Partia Socialiste dhe Edi Rama.

All - Paragraf - 3

Z. Shehi keni siguruar 31 nga 28 firmat e domosdoshme për nismën tuaj. A ishte e vështirë për t’i bindur kolegët?

Dhe shumë e vështirë nuk ka qenë, por ka njerëz që për hir të paragjykimeve, ndikimeve, interesave të disa rrymave që ka sot opozita, ka njerëz që kanë hezituar, jo ne e mendojmë ndryshe, jo kjo nuk ka shumë shpresë. Është e vërtetë që është një iniciativë që nuk është bërë ndonjëherë që të shkohet në referendum.

E vërteta më e madhe është kjo, që në qoftë se ne nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak shanse përpara një kundërshtari si Partia Socialiste dhe Edi Rama. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos