Meta nga Vlora: Asnjë koment për krimin në Elbasan, konfliktet i krijon vetëm Rama. Nuk do ta lejoj të bëjë batërdi

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 17:40 | Politikë
Meta nga Vlora: Asnjë koment për krimin në Elbasan, konfliktet i

Nuk ka dashur të japë asnjë koment për ngjarjen e sotme në Elbasan, presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me banorë të Vlorës. Por ai faturoi përgjegjësinë e situatës së tensioneve dhe konfliktit, kryeministrit Edi Rama. Sipas tij zgjedhjet e 2017-ës, sipas modelit të Shijakut e Dibrës dhe së fundi përjashtimi i Dritan Lelit që nuk iu bind urdhrit të tij, janë prova të mjaftueshme për ta kuptuar këtë situatë. Meta thekson se Rama ka tmerr nga vota e lirë dhe kërkon të krijojë tension.

“Asnjë koment për këtë çështje. Shpreh keqardhjen më të thellë. Kurrsesi nuk duhet të kemi asnjë konflikt. Konfliktet i krijon vetëm një person i tmerruar nga vota e lirë. Prova nuk e kemi kërkojmë se na mjaftojnë zgjedhjet e 2017 dhe ato lokale dhe përjashtimi i kryetarit të bashkisë nën Vlorë që nuk iu bind. Sjellje të tilla kaq arrogante me qëllim frikësimin e  qytetarëve.

Në Elbasan për këtë rast nuk mund t’ju them po pse ndodhi në Elbasan herën e parë, duhet të ishte shmangur. Policia e Subashit në Fier hiqte bandelorat e ligjshme të kandidatëve të LSI, se pasdite kishte miting LSI dhe ata kërkojë të dialogojnë me kryetarin e bashkisë dhe qytetarët mblidhen dhe krijojnë tension. Ata këtë punë kanë që të krijojnë tension se kanë tmerr nga vota e qetë e normale. Edhe opozitës i intereson që sa më shumë të dalë Rama aq më shumë u kujton shqiptarëre se në  çfarë çmendie kanë jetuar këto vite. Kudo kërkon të krijojë tension”

Meta iu përgjigj edhe deklaratve të kryeministri Edi rama se në Vlorë takohet me persona të OFL-së. Ai i kërkoi Ramës që të vijë me të para gazetarëve dhe ta thotë se cilët janë, por e parlaajmëroi se nuk do ta lejojë q ëtë bëjë batërdi në Vlorë.

“A thotë ai që unë takoj persona të dyshimtë i them që hajde para gazetarëve me mua dhe thuaj kë takoj po nuk të lë të bësh batërdi në Vlorë. Mos e provokoni Vlorën të gjithë qytetarët të shohin me vendosmëri sepse karta është shpata kundër padrejtësisë e frikësimeve që duan t’u bëjnë qytetarëve të Vlorës që mos shprehin mendimet  e tyre dhe mos kontribuojnë për të ardhmen e vendin, që rinia të marrin arratinë e të vijnë nga Bangladeshi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos