Balla në Elbasan: Furgona me paramilitarë të PD terrorizuan banorët, Bardhi përdhosi figurën e viktimës pak metra nga trupi

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 17:57 | Politikë
Balla në Elbasan: Furgona me paramilitarë të PD terrorizuan

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në dalje nga spitali i Elbasanit ku kishte vizituar efektiven e plagosur në ngjarjen e sotme, komentoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Balla e cilësoi si “një ngjarje tepër të rëndë, nga momenti i pare jam munduar të marr informacione të nevojshme, dhe kam njoftuar organizatat e PS për të ruajtur qetësinë dhe mos t’i bien pre e provokimeve, që kanë një autor të vetëm, PD dhe presidentin, diçka që ka vijuar që nga Dita e Verës deri më tani.

Për Ballën, “sot kanë zbaruar furgona me paramilitarë të PD që kanë terrorizuar banorët, dhe dëshmitarë janë banorët e lagjes “5 maj”.Furgoni i PD ka mbajtur brenda persona të armatosur, dhe nuk dua të shtoj tjetër”, tha Balla i cili sulmoi edhe Gazment Bardhin duke e cilësuar si të turpshëm “reagimin e përfaqësuesit të PD në Elbasan,  që përdhosi figurën e viktimës pak metra nga trupi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos