
Rritja e menjëhershme e infektimeve në Kosovë, ka detyruar autoritetet e këtij vendi të marrin masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit Sars Cov-2.
Kështu, në mbledhjen e fundit qeveria e Kosovës vendosi të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nga 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kafenetë dhe lokalet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00 të mbrëmjes.
Gjithashtu, kushdo që kërkon të hyjë në Kosovë duhet të jetë i vaksinuar të paktën me dy doza të vaksinës si dhe të ketë një test anticovid negativ.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në 4 shkurt.
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 2943 raste të reja me koronavirus dhe një humbje jete. (A2 Televizion)