9 vendimet e KPA për anëtarin e KLP

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 11:05 | Aktualitet
9 vendimet e KPA për anëtarin e KLP

Pasi u konfirmua në shkallën e parë të Vettingut, anëtari i KLP-së, Arben Dollapaj, është dërguar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik për shkak të një banese në pronësi të tij në Valbonë.

Në seancën që po zhvillohet sot në KPA, Komisioneri Publik ka kërkuar hetim për lejen e ndërtimit.

“Kërkojmë hetim për një banesë në bashkëpronësi të Dollapajt në Valbonë, verifikimin e lejes së ndërtimit dhe cilësimin si persona të lidhur të vëllait dhe motrës së subjektit për shkak se janë bashkë-investitorë. Në seancën e kaluar, subjekti paraqiti 10 prova, mes të cilave ndryshimet e llogarive të familjarëve, si edhe disa praktika doganore. Dollapaj ka pretenduar se godina shërben pjesërisht si "guest house", pasi një pjesë e saj ende nuk është rregulluar dhe kompletuar. Rezultojnë disa vlera të ndryshme për këtë pasuri. Nuk identifikohet emri i personit që ka realizuar investimin dhe vlera totale e tij. I qëndrojmë kërkesës se duhet administruar nga Bashkia Tropojë dokumentacioni i plotë tekniko ligjor për zhvillimin e pronës në fjalë, për evidentimin e saktë të destinacionit

- verifikimim e numrit të kateve

-lejen e investimit të kryer

-hetimi i të ardhurave që kanë shërbyer për investimin.

Në lidhje me një kredi me kushte lehtësuese e përfituar nga subjekti në 2011, rezulton se në momentin që është lëvruar kredia ka pasur dy kate të banesës së tij. Mbetet për t’u verifikuar nëse ka përfituar kredi sipas kushteve ligjore”, thuhet në relacionin e Komisionerit Publik.

Pasi shqyrtoi kërkesën, KPA vendosi:

1 -Të lejojë riçeljen e hetimit gjyqësor për marrjen e provave të paraqitura nga Dollapaj

2 - T'i kërkohet zyrës juridike të Bashkisë Tropojë mbi dokumentacionin e banesës, gjendjen juridike të saj

3 - Kopje dokumentacion tekniko ligjor për lejen e ndërtimit

4-T’i kërkohet Ministrisë së Turizmit të verë në dispozicion certifikatën e klasifikimit

5 - T'i kërkohet drejtorisë rajonale tatimore Kukës, dokumentacionin në lidhje me Bujtinën në Valbonë

6 - T'i kërkohet ministrisë së Drejtësisë gjendja gjyqësore për shtetasin S.D.

7 - T'i kërkohet prokurorive Tiranë e Durrës nëse subjekti ka proceduar S.D.

8 - T'i kërkohet Komisionerit Publik të bëjë të ditur qëndrimin e tij në lidhje me ankimet r bëra nga publiku

9 - Duke qenë se jemi në fazën e çeljes së hetimit gjyqësor palët të njehen të lira të paraqesin çdo provë të nevojshme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos