Palmer: Berisha abuzoi për të pasuruar veten, familjarët, aleatët dhe mbështetësit

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 16:30 | Politikë
Palmer: Berisha abuzoi për të pasuruar veten, familjarët,

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, tha se koha e shpalljes së padëshirueshëm për t’u futur në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij nuk ka rëndësi të veçantë.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës, ai tha se ky vendim është një ndër mënyrat që kanë Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin në botë.

"Nuk do t'i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumente që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t'u siguruar se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut", tha Palmer.

https://a2news.com/2021/05/20/berisha-non-grata-analistet-duhet-te-heqe-dore-nga-mandati-i-deputetit/

"Zoti Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht", shtoi zoti Palmer.

"Ky është një ndër instrumentet që ne kemi për të luftuar korrupsionin publik. Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha, që e bën atë të pakualifikuar për një vizë për në Shtetet e Bashkuara, i bën anëtarët e afërm të familjes së tij të pakualifikuar për viza drejt Shteteve të Bashkuara, është një dëshmi e këtij angazhimi", tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/19/30-vjet-ne-politike-arritjet-dhe-mekatet-e-sali-berishes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos