Berisha “non grata”, analistët: Duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 16:33 | Politikë
Berisha “non grata”, analistët: Duhet të heqë

Paralelja e krijuar mes Tom Doshit dhe Sali Berishës, të dy të përfshirë në listën e zezë amerikane, vendos Partinë Demokratike përpara sfidës për të ruajtur koherencën. Kërkesa për largimin e kryetarit të socialdemokratëve nga salla e Parlamentit, ka zënë ngushtë sot demokratët. 

 “Nisur nga ky artikulim i vazhdueshëm kundër personave apo politikanëve që janë shpallur “non grata”, tashmë përveç se PD-së i bie një armë sulmi i heq një lloj të drejte morale zotit Berisha që ta pranojë mandatin e deputetit, thotë gazetari Mentor Kikia.

Afrim Krasniqi dhe Lufti Dervishi janë skeptikë dhe dorëheqjen e Berishës nuk e shohin si opsion.

 “Nuk do ishte lajm i keq për Shqipërinë dhe demokracinë që zoti Berisha të rishikonte pozicionin e tij ndaj parlamentit. Të kalosh nga simboli pozitiv i Shqipërisë në simbolin negativ atëherë çdokush ka miq që ta këshillojnë për të rishikuar pozicionin e tij”, thotë Krasniqi.

Ndërkohë Lutfi Dervishi mendon se “dorëheqja është akt personal. Duke pasur parasysh karakterin e zotit Berisha, nuk pashë ndonjë shenjë që do të jap dorëheqjen”.

Ilir Kalemaj bën një krahasim mes Berishës dhe emrave të tjerë të shpallur "non grata" nga SHBA.

https://a2news.com/2021/05/20/sali-berisha-non-grata-cipa-goditje-mbi-status-quo-n-e-korrupsionit-ne-shqiperi/

“Është përdorur edhe në fushatë nga Partia Demokratike se personat në fjalë nuk duhet të përfshiheshin direkt në fushatën politike. Zoti Dako u detyrua të hiqte dorë nga strukturat aktive të Partisë Socialiste, Tom Doshi u detyrua të jepte dorëheqjen dhe zoti Llala ka një çështje të hapur”, tha Kalemaj.

Mentor Kika mendon se përpos mandatit të deputetit Berisha duhet të heqë dorë edhe nga influenca në Partinë Demokratike. “Nëse do ketë penalitete të tjera nuk është e thënë që pas zotit Berisha të shkoj edhe Partia Demokratike. Kjo parti duhet të dijë të rivitalizohet në atë që quhet si epoka post Berisha” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos