
Ambasadorja franceze në vendin tonë, Christine Vasak, deklaroi për A2 se “ndryshe nga sa mendohet, shumë gjëra varen nga vetë Shqipëria”, kur u pyet nëse Franca do të ketë qëndrim tjetër në Samitin e Zagrebit përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.
“Siç e dini, duhet një vendim unanim i të gjithë shteteve anëtare. Do t’u lutesha të gjithëve në Shqipëri që të mobilizohen dhe të përmbushin zbatimin e reformave që të bindin të gjithë shtetet anëtare të BE-së”, tha Vasak. (A2 Televizion)