A duhen masat e pandemisë? Shifrat në rënie ulin vigjilencën e qytetarëve

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 13:27 | Aktualitet
A duhen masat e pandemisë? Shifrat në rënie ulin vigjilencën

Evenimentet sportive si dhe lehtësimi i masave nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë që qytetarët të mos ndikohen më nga rregullat aktuale të pandemisë.

Në lokale dhe ambiente të hapura, numri i grumbullimeve i kalon mbi 50 veta. Për një pjesë të qytetarëve pandemia nuk shihet më si rrezik pasi numrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm.

Të vetëdijshëm se pandemia mund të ripërhapet sërish, një pjesë e qytetarëve bien dakord se masat ekzistuese duhet të respektohen. Por janë autoritetet shëndetësore të cilat kërkojnë që hapja e vendit të ndodhë gradualisht dhe jo në mënyrë të përshpejtuar.

Vlora është bërë qyteti i parë në Shqipëri që ka regjstruar ditë pa infektime nga Covid-19. Të shumta kanë qenë edhe ditët kur në vend nuk ka pasur humbje jetësh, ndërkohë që Shkodra dhe Tirana mbeten qytetet me infektimet më të larta aktuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos